Vetëm 5 javë zgjat aventura në stol, dorëhiqet trajneri i ekipit shqiptar pas dy humbjeve radhazi

by S.M

Kukësi është pa trajner. Sedat Pajaziti nuk do të udhëheqë më kuksianët për ndeshjet e ardhshme të këtij sezoni.

Timonieri i verilindorëve sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se ka dhënë dorëheqjen. Aventura e tij në krye të skuadrës zgjati vetëm 2 muaj dhe tashmë palët kanë ndarë rrugët mes tyre.

Nuk dihet ende se cila është arsyeja e këtij vendimi nga 52-vjeçari, teksa pritet edhe zyrtarizimi nga ana e klubit. Nd♪7rkohë kujtojmë se Kukësi pas 5 javëve kampionat mban vendin e 10-të me 4 pikë. Verilindorët kanë siguruar vetëm 1 fitore dhe 1 barazim, teksa janë mposhtur 3 herë.

LEXO ME SHUME:Tirana, drejt derbit me lajme të mira; dy lojtarë gati për sfidën me Partizanin

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.