Kujdes! I nxehti afrikan “godet” edhe sot në Shqipëri me temperatura të larta

by KLIKOJE.AL

Territori i Shqipërisë vijon të jetë i ndikuar edhe sot nga masat ajrore me origjinë afrikane, çka do të sjellë një mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Pasdite priten vranësira kalimtare në gjithë vendin, por pa ndikuar në uljen e temperaturave.

Agjencia metereologjike “Meteoalb” parashikon që orët e mbrëmjes të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 39°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosovë

Orët e paradites do të paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë Kosovën ndërsa pasditja do të sjellë vranësira në të gjithë rajonin e Kosovës, ku në zona të izoluara ne kufi me Shqipërinë priten rrebeshe shiu, herë pas here shoqëruar me forcim të parametrit të erës. Gjate mbrëmjes dhe natës do të ketë përmirësim të dukshëm të motit.

Maqedonia e Veriut

Nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta vijon e gjithë Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë pasdite kur priten kalime vranësirash të lehta në pjesën më të madhe të MV, megjithatë nuk pritet reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të mbetet prezent edhe gjatë natës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.