Federata Kroate e Futbollit (HNS) ka zgjedhur rezidencën ku do të vendoset përfaqësuesja gjatë Kampionatit Evropian në Gjermani. U vendos që baza të ishte Neuruppin, e cila ndodhet në afërsi të Berlinit. Rezidenca në Neuruppin ndodhet pranë qendrës stërvitore Volksparkstadion, i cili është vetëm shtatë minuta me makinë nga hoteli.
“Është detyra jonë t’i sigurojmë përfaqësueses kushtet më të mira të mundshme. Kështu e nisëm procesin në vitin 2022”, tha një pjesëtar i Federatës , Marijan Kustic, duke shtuar: “Neuruppin ishte një nga rezidencat më të kërkuara në katalogun e UEFA-s për një arsye. Jam i lumtur që logjistika jonë ka kaluar shumë ekipe të tjera kombëtare. Jemi të pozicionuar mirë gjeografikisht dhe kemi kushte të shkëlqyera pune”, tha Kustiç. Neuruppin është 75 kilometra larg nga stadiumi Olimpik në Berlin, dhe Hamburgu është 225 dhe Leipzig 227 kilometra larg.