Kristjan Asllani duket se ka ardhur drejt fundit të bashkëpunimit me Interin. Mesfushori shqiptar po vazhdon që të marrë pak minuta, ndërsa kjo nuk i shërben aspak karrierës së tij në këtë moment. Është në interesin e Interit dhe të vetë lojtarit që në merkaton e janarit të kemi një lëvizje të shqiptarit, në shitje ose huazim.
Mediat italiane kanë dhënë pista të ndryshme për Asllanin që e dërgojnë te Fiorentina ose në Premier League. Megjithatë së fundmi është hedhur ideja e përdorjes së Kristjan Asllanit si mundësi shkëmbimi. Sipas lajmeve të fundit nga Italia, Interi e pëlqen së tepërmi Matteo Guendouzin dhe mbrojtësin Mario Gila. Ata janë gati që të ofrojnë Asllanin si shkëmbim në mënyrë që të futen në trataviva.
LEXO ME SHUME: Nuk do e besoni! Kristjan Asllani shënon golin e vitit me Interin, NDIQENI (VIDEO)
Pararendësit e tij janë të lavdishëm. Kristjan Asllani shënoi golin e tij të parë për këtë sezon kundër Udineses dhe e bëri në mënyrë spektakolare, duke e dërguar topin në rrjetë direkt nga një goditje këndi. Një trajektore e përsosur dhe plot “helm,” që përfundoi në shtyllën e largët pa asnjë devijim: goli që vendosi ndeshjen duke e bërë rezultatin 2-0.
Para mesfushorit Asllani, në kohët e fundit, të vetmit lojtarë që kishin shënuar në këtë mënyrë për Interin ishin Dejan Stankovic, Alvaro Recoba, Christian Eriksen dhe Hakan Calhanoglu. Goli i Dejan Stankovic ishte veçanërisht i paharrueshëm, pasi ishte goli i tij i parë për Interin: ai e shënoi më 21 shkurt 2004 në derbin Milan-Inter.