HISTORIKE! Kosova drejt Play-Offit të Botërorit, bën surprizën e madhe ndaj Suedisë (video)

by KLIKOJE.AL

Në qytetin e Göteborgut, në stadiumin “Nya Ullevi”, Kosova realizoi një supersukses, duke triumfuar me rezultatin 0-1 ndaj Suedisë, në një përballje për rrugëtimin kualifikues drejt Kupës së Botës 2026. Skuadrat hynë në këtë përballje me pritshmëri të lartë: Suedia e konsideruar favorit, por me presion të madh për të mos pësuar surpriza, ndërsa Kosova vinte si me ambicie dhe besim.

Në minutën e 32-të, lojtari i ri Fisnik Asllani zhbllokoi ndeshjen për Kosovën, me një goditje të saktë, që surprizoi mbrojtjen suedeze dhe portierin vendas. Ky gol përbënte goditjen e takimit dhe detyroi Suedisë të reagojë me forcë për pjesën e mbetur. Pas pushimit, Suedia dominoi lojën dhe krijoi disa mundësi, por rrjetat nuk u tundën. Kosova organizoi mirë mbrojtjen, tregoi disiplinë dhe ftohtësi nën presion. Në minutat shtesë, tensioni ishte i lartë, por Kosova mbajti rezultatin dhe e kremtoi fitoren e madhe 0-1 në transfertë.

Kjo fitore sjell për Kosovën jo vetëm tre pikë të çmuara, por edhe një mesazh: se rivalët nuk mund të nënvlerësojnë “Dardanët”. Fitorja në tokë suedeze është një faqe e re në historinë e futbollit kosovar. Një ndeshje ku përkushtimi, organizimi dhe besimi dhanë frytet, dhe ku rezultatet dhe emocionet nuk do të harrohen shpejt.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.