Kosova ka arritur një sukses historik në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Islandën në ndeshjen play-off dhe duke siguruar një vend në Ligën B. Pasi kishin fituar 2-1 në Prishtinë, përfaqësuesja dardane rrëmbeu suksesin 1-3 me përmbysje edhe në Islandë. Protagonisti absolut ishte Vedat Muriqi, që shënoi tre golat e ndeshjes dhe mori topin në shtëpi.
Start shokues për dardanët, pastaj Muriqi
Sfida nisi me tronditje për “Dardanët”, të cilët u ndëshkuan që në minutën e dytë pas një gabimi në mbrojtje. Presioni i Kosovës u shpërblye në minutën e 35′, kur Paqarada dha një asist perfekt nga e majta dhe Muriqi, i vendosur në pozicion ideal, e devijoi topin në rrjetë për të barazuar shifrat. Goli i dha zemër ekipit, i cili vazhdoi të sulmojë. Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Rashica lëshoi një pasim të zgjuar në thellësi për Muriqin, i cili nuk e humbi qetësinë dhe e dërgoi topin në rrjetë për 2-1, duke përmbysur rezultatin para pushimit.
Në minutën e 79′, te Kosova doli sërish në skenë Muriqi. Emocionet ishin të mëdha si tek tifozët ashtu edhe tek lojtarët pas kësaj fitore të arritur. Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar sot (e hënë) një video nga festa e zjarrtë e lojtarëve të Kosovës pas përfundimit të ndeshjes.Muzika në sfond dhe entuziazmi në fytyrat e lojtarëve ishin ato që mbizotëruan në dhomën e zhveshjes pas përfundimit të takimit.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:NATIONS LEAGUE/ Kosova në Ligën B, festa e zjarrtë në dhomat e zhveshjes së lojtarëve (video) […]
Comments are closed