Korabi bën goditjen e madhe në merkato, firmos me ish-lojtarin e Tiranës dhe Vllaznisë (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Korabi po përgatitet maksimalisht për sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Klubi dibran fillimisht po rinovon me lojtarët që mbyllën sezonin e kaluar me futbollistë si Sokol Mziu,Vilson Lila e shumë titullarë të tjerë. Sa i përket lojtarëve në hyrje, emri më i fundit është rikthimi i Taulant Markut pas eksperiencës te Dinamo apo Marko Cema. Megjithatë merkato nuk është mbyllur dhe Klikoje Sport ka mësuar se Vilfor Hysa është një tjetër afrim për sulmin e Korabit.

Eksperienca e tij e fundit ishte te Tërbuni,por për shkak të rënies në Kategorinë e Dytë, 33-vjeçari vendosi të firmoste me klubin dibran për 1 vit kontratë. Kujtojmë që sulmuesi ka qenë pjesë e shumë skuadrave në Superiore si Tirana, Teuta,Laçi, Vllaznia apo edhe Flamurtari.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.