Komisioni i Etikës e Disiplinës pranë Federatës shqiptare të Futbollit motivohet gjithnjë e më tepër me gjoba për klubet e Abisnet Superiores dhe Kategroisë së Parë, ku penalizohet sjellja e gabuar e spektaktorëve dhe zyrtarëve të klubeve. Vllaznia, Tirana e Bylis janë dënuar financuiarisht, për mjete piroteknike, kore fyese dhe sende të hedhura në fushë. Pjesë e disiplinorit tek ekipi bardheblu është bërë dhe presidenti Refik Halili së bashku me zyrtarin tjetër Grent Halili për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve gjatë derbit të U-19 mes Tiranës dhe Partizanit.
Këto të fundit fituan 1 me 3. Në kompleksin “Skënder Halili” më 29 shtator nuk munguan përplasjet pas sfidës mes lojtarëve. Në kategorinë e Parë zyrtari i Vorës Bazjon Tragaj është dënuar me 5 ndeshje, Nesti Binishi i Pogradecit me 4 për sjellje jo sportive, ndërsa më keq e ka pësuar ai i Erzenit, Durim Keci me 15 ndeshje për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes,. Ndërkohë Apolonia është dënuar me gjobë për hedhje të sendeve në fushën e lojës.