Kombëtarja shqiptare do të përballet me Andorrën në kuadër të raundit të dytë të kualifikueseve “Botërori 2026”. Sfida që do të zhvillohet në “Arena Kombëtare”, nis në orën 20:45. Një ndeshje ku Shqipëria është favorite në letër, megjithatë kujdesi duhet të jetë maksimum. Në krahun tjetër, Sylvinho e ka “projektuar” formacionin me të cilin do të zbresë në fushë.
9-‘ Shqiperia kalon ne avantazh, Manaj gjen rrugen e rrjetes pas asistit te Asllanit.
20′- Shqiperia ne avantazh te dyfishte, Manaj shenon golin e dyte personal pas asistit te Armando Brojes.
Në Wembley treguam pak apo aspak në aspektin ofensiv, por krijuam bindjen se dimë të mbrohemi dhe mirë, kundër një skuadre që mbërrin finalet në dy turnetë e fundit madhorë europianë. Bellingham, Kane e Foden do tja kishin bërë jetën të ëvshtirë kujtdo, por me një Gjimshiti në nivele brilante, kanë treguar karakter edhe Aliji apo Ajeti. Për sulmin nuk është se u krijuan shumë mundësi, e megjithatë ato 30 minutat e Brojës janë optimiste, për impulse e talentit shqiptar që fati e ka mbajtur larg fushave, për keqardhjen e Sylvinhos të parit.
Tani, shumë gjëra duhet të ndryshojnë, ndoshta duke filluar nga formacioni, me ndonjë të rikthyer e ndonjë të dëmtuar, por mbi të gjithë në mentalitet. Kjo është puna më e vështirë për teknikun brazilian, që është thirrur në cështje të bëjë kundër Andorrës, atë që bëri Anglia kundër nesh. Andorranët e shitën me vështrësi lëkurën kundër Letonisë e do të mbyllen edhe më shumë në Arena Kombëtare. Precedentët natyrisht janë në favor të kuqzinjve, por mes tyre janë dy që duhet të shqetësojnë jo pak. Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.