Nga dështimi te Partizani, tek një fillim i ri në Hungari; sulmuesi i sjell kualifikimin në Kupë ekipit të tij

by KLIKOJE.AL

Blesing Eleke ishte një nga largimet e Partizanit pas përfundimit të edicionit që kaloi. Sulmuesi 29-vjeçar vendosi ta vazhdojë karrierën në Hungari ku po luan me Kolorcity Kazincbarcika SC Dje ka shënuar golin e dytë me peshë për skuadrën e tij. Goli e dërgoi ekipin e tij në fazën 1/8 të Kupës së Hungarisë, ndërsa e shënoi në minutën e 85-të.

 

Eleke bënte të njëjtën gjë një fazë më parë duke shënuar golin e vetëm të takimit. Te Partizani ndërkohë mbahet mend për golat ndaj Skënderbeut, Laçit dhe Elbasanit.

Te Partizani, pritshmëritë për Eleken ishin të mëdha. Ai erdhi në janar si përforcim “luksi” për repartin ofensiv, me eksperiencë nga Zvicra, Izraeli dhe Turqia. Por, pavarësisht disa momenteve pozitive, ai nuk arriti të përshtatej plotësisht me stilin e lojës dhe kërkesat e klubit. Në fund të sezonit, “demat e kuq” vendosën të mos rinovojnë kontratën me të.

Tani në Hungari me Kolorcity, Eleke kërkon të rilindë. Me një gol në Kupë dhe besimin e trajnerit të ri, nigeriani synon të rikthejë formën që e bëri dikur një nga sulmuesit më premtues në kampionatet europiane të kategorisë së mesme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.