Klubi ende nuk e ka bërë zyrtare, Di Biagio zbulon fanelat e reja të Dinamo City-t, e para shkon për Jose Mourinhon (FOTO)

Dinamo i është nënshtruar një revolucioni këtë sezon, teksa që nga emri i ëhstë ndryshuar logo dhe qyteti. Gjithësesi timonieri ë ka marrë përsipër këtë skuadër është Luigi Di Biagio.

Pikërisht ky i fundit ka zbuluar se cilat do të jenë fanelat e reja të Dinamo Cityt, ndërsa e para ishte speciale, siç është Jose Mourinho. Duke marrë shkak nga miqësorja e Partizanit dhe Romës në “Air Albania” Di Biagi shfrytëzoi mundësinë dhe ia dhuroi fanelën e parë të Dinamos, “Special One”.

“Mirëseardhja e romëve në Tiranë…. kush do ta kishte menduar….fanellën e parë të Dinamo City nëse jo atij kujt t’ia jepja… emocione”, ka shkruar trajneri i “Bluve”.

Related posts

Partizani bën lëvizjen e bujshme, mendon për stolin ish-trajnerin e Tiranës

“Shqipëria më emocionoi”, Rolando Maran flet për “Gazzeta dello Sport: Dua rezultate me djersë dhe sakrificë

Mbyllet aventura te Dinamo, futbollisti gati kapitullin e ri në Superiore