Klea Huta dhe Elgit Doda janë bërë prindër për herë të parë! Lajmin e shumëpritur e ka bërë publik vetë mami Klea, e cila nuk i ka fshehur emocionet pas bekimit për ardhjen në jetë të vogëlushit. Madje, ajo ka zbuluar edhe disa detaje interesante në statusin e gjatë që ka postuar vetëm pak minuta më parë në rrjetet sociale.
Fillimisht, ajo ka zbuluar emrin e të birit, Krid! Ndërkohë, që ka treguar se ka bërë lindje natyrale me epidural, që siç duket ka qenë preferencë e Kleas që në fillim kur mësoi për shtatzëninë e saj. “Si përfundim unë linda siç doja vetë, në mënyrë natyrale me epidural dhe është eksperienca më e bukur e jetës time. Linda me Dr. Helidon Klosin dhe mami Shpresën, të cilët kanë bërë një punë të mrekullueshme, të përsosur, duke u kujdesur deri në momentin e fundit me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Nuk kam fjalë për trajtimin dhe kujdesin që kanë treguar. Mirënjohëse pafund të gjithëve që më keni qëndruar pranë, miqve të mi më të ngushtë, njerëzve të afërt, familja ime dhe këdo që është interesuar gjatë gjithë kësaj periudhe”, shkruan ajo në postimin e fundit.
Dhe qershia mbi tortë? Dedikimi i ndjerë për njeriun e zemrës, për Elgitin, me të cilin ajo tashmë do të shijojë përgjithmonë statusin si prindërit e Krid! “Faleminderit ty @elgitdoda, dashuria e jetës time, shoku im i jetës, e ardhmja ime, familja ime. Të dua sa s’ta them më dot me fjalë. Faleminderit që ekziston”!
Shumë urime për mami Klean dhe babi Elgitin!