208
Tirana po bën një revolucion të plotë gjatë janarit, teksa që tani ka larguar 10 futbollistë, të cilët do t’i zëvendësojë me emra të rinj.
Klajdi Kuka është rikthyer zyrtarisht te Tirana, duke hapur kështu një kapitull të ri me klubin bardheblu. Portieri mbylli aventurën e tij me Egnatian, skuadër me të cilën qëndroi për dy sezone, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në kampionat.
Klajdi Kuka ka qenë më parë pjesë e Tiranës gjatë periudhës 2007-2012, ku u formua dhe hodhi hapat e parë në karrierën e tij futbollistike. Rikthimi i tij shihet si një përforcim me eksperiencë për skuadrën kryeqytetase që do të jetë portieri i dytë pas largimit të Kozit. Zyrtarizimi i transferimit pritet të ndikojë pozitivisht në ambjentin e Tiranës.

2 comments
[…] LEXO ME SHUME:Tirana “peshkon” në Rrogozhinë, bardheblutë transferojnë lojtarin e Egnatias… […]
[…] LEXO ME SHUME:Tirana “peshkon” në Rrogozhinë, bardheblutë transferojnë lojtarin e Egnatias… […]
Comments are closed