“Kjo nuk ishte futboll, ishte balet”, Bledi Shkëmbi nuk përmbahet pas humbjes: VAR? Nuk ishte asnjë penallti

by KLIKOJE.AL

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, komentoi humben e parë të skuadrës së tij në këtë kampionat, pas disfatës 3-1 ndaj Teutës duke argumentuar se sipas tij nuk ishe penalltia që ndryshoi ndeshjen.

“Në fakt, kur humb nuk duhet të ketë justifikim, pavarësisht se unë personalisht deri diku jam i kënaqur me skuadrën deri te penalltia. Mendoj se në pjesën e dytë po bënim më mirë se në të parën sa i përket qarkullimit të topit. Por futbolli kështu është, e pëson në momentin që po luan mirë dhe ndryshon pastaj. U munduam të reagonim, por pashë shenja nervozizmi dhe nuk arritëm, bëmë reagim të dobët.

Mendoj se nuk është penallti? Nuk mendoj, se jam i sigurt, se kemi edhe ne televizorë siç ka VAR-i. Është vendim i tyre, ata janë shefat për këtë punë. Nuk thashë gjë të keqe për VAR-in e arbitrin. Por siç dola unë jashtë, pashë në TV, pashë që lojtari mbrojtës që largon topin dhe e prek. Nuk është penallti në lojën e futbollit, pastaj në ndonjë lojë tjetër, baleti, mund të jetë”, tha Shkëmbi për RTSH pas ndeshjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.