413
Empoli i shqiptarëve ka barazuar me rezultatin 0-0 në ndeshjen që luajti në shtëpi përballë Udinezes. Minuta kishte edhe për lojtarët e Kombëtares sonë, por që nuk arritën të merrnin më shumë se 1 pikë.
Etrit Berisha ishte përsëri gardiani titullari i Empolit në këtë sfidë duke luajtur gjatë gjithë ndeshjes. Ardian Ismajli ishte gjithashtu titullar, por u zëvendësua në minutën e 76’ të sfidës i dëmtuar por nuk dihet ende shkalla e dëmtimit. Një lajm mjaft i keq në prag të “finales” me Çekinë. Për sulmuesin e Shpresave kuqezi, Stiven Shpendi nuk kishte minuta, me këtë të fundit që e shijoi sfidën nga stoli.
Me këtë barazim Empoli mbetet akoma në zonën e ftohtë të rënies, në vendin e 18-të me vetëm 4 pikë të grumbulluara pas 8 javëve.