“Kjo është vjedhje!”/ Nica-Laska, zbulohet si nisi debati mes tyre pas ndeshjes Laçi-Erzeni

Ditën e djeshme ishte i befasishëm lajmi i largimit të Stravi Nicës. Një ditë pas barazimit 3-3 ndaj Erzenit, Laçi shkarkoi timonierin e skuadrës.

Vetëm pas javës së parë Nica bëhet i pari trajner i larguar në Superiore. Vendime të çuditshme që ndodhin në vendin tonë. Por tashmë janë zbuluar edhe prapaskenat e këtij vendi të befasishëm.

Kur ndeshja mes Laçit dhe Erzenit ishte 3-1, filloi gjithçka. Trajneri bëri zëvendësime të cilat nuk i kanë pëlqyer presidentit Pashk Laska, me rezulatin që do të shkonte 3-3. Mes pakëve kështu ka nisur një debat, ku trajneri ia “faturonte”  barazimin gjykimit, ndërsa presidenti mendonte të kundërtën.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se menjëherë pas mbarimit të sfidës Nica është larguar i nervrikosur dhe tashmë largimi dukej i pashmangshëm. Në këto momente mësohet se 69-vjeçari mësohet të ketë thënë: “Ndeshjen e vendosi gjykimi, ju po më thoni për ndërrimet. Kjo ishte vjedhje…”,.

Related posts

Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont

Ekipi i Superiores drejt shkrirjes, largon të gjithë lojtarët dhe shet vetëm një futbollist

Çudira në futbollin shqiptar! Bashkia nxjerr në shitje aksionet e klubit, dalin se janë nën sekuestro