201
Një 27-vjeçari në Gjilan i janë prerë gishtat nga dy persona për shkak të një borxhi prej 10 eurosh. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më herët, por që policia sot ka arritur ta arrestojë njërin nga dy të dyshuarit se e kanë kryer këtë vepër. Ai tha se rasti ka ndodhur më 22 tetor, ndërsa dje është arrestuar njëri prej të dyshuarve, që sipas tij ka qenë në arrati prej ditës kur ka ndodh rasti.
Njoftimi i policisë:
Gjilan 22.10.2022 – 15:30. Me datën 12.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në muajin tetor kishte lënduar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.