Këtë sezon ka luajtur me pikatore, Inter vendos mbi të ardhmen e Kristjan Asllanit

by KLIKOJE.AL

Kristjan Asllani nuk ka marrë minutat që priste këtë sezon të parë te Interi, por një fakt i tillë nuk do të ndikojë në të ardhmen e tij. Te Interi besojnë verbërisht te aftësitë e lojtarit shqiptar, te i cili projektojnë të ardhmen e mesfushës.

Sipar raportimeve në mediat italiane, Asllani do të mbete pjesë e zikaltërve për sezonin e radhës. Hipoteza e huazimit është përfolur shpesh në media, duke marrë shkas nga aktivizimi i pakët nën drejtimin e Inzagit, por kjo mundësi refuzohet nga drejtuesit e klubit. Në Itali janë të sigurt se nuk do të ketë huazim për Kristjan Asllanin, që sezonin e ardhshëm duket se do të ketë më tepër hapësira në formacion.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.