Kërkesa e pazakontë e futbollistit të Flamurtarit, kërkon 100 mijë euro për rinovimin e kontratës (EMRI)

Vasil Shkurtaj u afrua te Flamurtari në janar. Gjatë 13 ndeshjeve ia doli të shënojë 7 herë dhe për këtë klubi vlonjat i ka afruar rinovimin. Paga që Shkurtaj kërkon për të rinovuar është 100 mijë euro. Kujtojmë se klubi vlonjat do kërkojë rikthimin në Superiore pas 4 viteve mungesë.

Një shifër e tillë nuk është dëgjuar të paguhet në Kategorinë e Parë. Faza përgatitore nuk ka vazhduar dhe për këtë palët kanë kohë të negociojnë. 32-vjeçari ka karrierë të pasur. Më parë në Superiore ka mbajtur veshur fanellën e Laçit, Kukësit dhe Luftëtarit.

Related posts

Shans i madh për portierin e Tiranës, Bekaj drejt fanellës së titullarit me Kosovën (video)

Europa në horizont, Elbasani nis përforcimet me një emër interesant

Operacioni “Rikthimi”, Flamurtari nis spastrimin pas rënies nga Superiorja