“Kemi nevojë për afrime”/ Kastrioti, Ndreu ngre alarmin para startit të kampionatit: Pa ndërhryje do ta kemi të vështirë konkurimin

by KLIKOJE.AL

Kur jemi në prag të startit të Kategorisë së Parë, trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, deklaroi, se është i kënaqur me paraqitjen që ekipi i tij zhvillloi ndaj Erzenit në një miqësore të zhvilluar, por sipas tij mungesa e lojtarëve është një çështje, e cila duhet zgjidhur gjatë kësaj merkato.


“Testet miqësore janë shumë të rëndësishme sepse në këtë formë shpalosen pikat e forta dhe të dobëta tonat. Dhe pas ndeshjes me Shijakun arrij në përfundimin që kemi një ekip të mirë me shumë të rinj, por që duhen afrime të tjera që të plotësohet skuadra. Nëse nuk kemi 18 lojtarë, ose minimumi me 16 lojtarë do ta kemi të vështirë konkurrimin. Kemi nevojë shumë për ta plotësuar ekipin”, u shpreh Ndreu.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.