Katër ndeshje jashtë fushe, tapeti i “Loro Boriçit” bëhet problem për Vllazninë

Ndeshja që Vllaznia do të luajë ditën e mërkurë ndaj Egnatias do të jetë e fundit për momentin në stadiumin “Loro Boriçi”, kjo sepse në fushë do të nisin punimet.

Bëhet fjalë për mbjelljen e barit që bëhet çdo vit në periudhën shtator-tetor. Drejtuesit e klubit shkodran kanë zgjedhur pikërisht këtë periudhë, për shkak se u zhvillua edhe takimi i Kombëtares së femrave ndaj Hungarisë.

Për këtë arsye, të enjten do të nisë procesi i mbjelljes se barit të ri, proces qe do të zgjasë rreth 1 muaj. Në këtë mënyrë, Vllaznia do të luajë katër ndeshje radhazi jashtë qytetit të Shkodrës, përfshirë ketu edhe atë me Tiranen, e planifikuar te luhet më 6 tetor ne “Loro Boriçi”.

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…