Sezonin e fundit, Tomori arriti në vendin e katërt në Kategorinë e Parë, duke arritur në “Play-Off por pa mundur të kalojë më tej. Tani drejtuesit beratas po mendojnë përsezonin e ri. Negociatat po zhvillohen prej ditësh me disa futbollistë, që janë projektuar si afrime të mundshme për kampionatin e ardhshëm.
Vëmendja është përqendruar te reparti i mbrojtjes, aty ku dhe synohet që të plotësohen boshllëqet e krijuara nga largimet e Kledis Hidës dhe Klevis Shaqes. Për të zëvendësuar dyshen, bëhet fjalë për Ditmar Bicajn dhe Franci Lalën, që sezonin e fundit e kanë mbyllur te Flamurtari dhe Korabi. I pari nuk ka luajtur kurrë me beratasit dhe mund të themi që do të ishte një “goditje”. Me eksperiencën që lezhjani ka, do t’i bënte vërtetë punës ekipit. Për të dytin do të ishte rikthim, ndërsa kujtojmë që tiranasi është aktivizuar me beratasit edhe në sezonin 2021-2022.