Kategoria e Parë në RTSH, zbulohen dy takimet që do të transmetohen

by KLIKOJE.AL

Kategoria e Parë, Java e pestë hapet me dy sfida interesante, Besa-Lushnja dhe Skënderbeu-Laçi, takime që do të vijnë drejtpërdrejtë në RTSH Sport. Në orën 16:00 në stadiumin e Luzit, ekipi kavajas pas dy humbjeve radhazi kërkon të rimëkëmbet për të mos humbur më tepër terren në klasifikim. Besa e nisi me ambicie të mëdha, por tani është momenti që lojtarët të fitojnë psikologjinë dhe moralin ndaj një kundërshtari tradite, por që realisht nuk ka bërë mirë me katër barazime radhazi, cka solli largimin e trajnerit Erion Xhafa.

Presioni është faktor i madh, dy ekipet kërkojnë stabilitet dhe të provojnë që janë sërish pretendente. Emocionet nuk do të përfundojnë sepse në orën 19:00, në Korcë, luhet Skënderbe-Laci, dy ekipe që kryesojnë kampionatin. 3 fitore dhe një barazim është bilanci I skuadrës së Gjokës që ndodhet në vendin e parë me 10 pikë, duke treguar që në start ambicjet për t’u rikthyer në elitë. Po me këtë hap është edhe ekipi kurbinas, që ndodhet vetëm 1 pikë larg. Laci kërkon të tregojë në Korcë për të treguar forcë e karakter e për të përmbysur hierarkitë në klasifikim.

LEXO ME SHUME:Dinamo me urinë e golit, tre ndeshje pa shënuar dhe ndaj Tiranës pritet të ketë ndryshime

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.