Kategoria e Parë/ Besa bën merkato “pasanikësh”, afron lojtarin nga Gjilani e nga Gorica në Kroaci

by KLIKOJE.AL

Besa nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe drejtuesit kanë vendosur të lëvizin në merkaton e janarit për të shpëtuar sezonin. Presidenti Nexhat Bizhdili së bashku me Bashkinë Kavajë kanë afruar dy lojtarë. Pikërisht bëhet fjalë pr sulmuesin 19 vjeçar Erzen Hyseni, që vjen nga radhët e skuadrës së Gjilanit, si dhe mesfushorin 20-vjeçar Olti Zeqiraj, i cili vjen nga radhët e kroatëve të Goricës.

Me ardhjen e dy futbollistëve kosovarë, shkon në pesë numri i “kolonisë” kosovare te Besa, pasi aty ndodhen edhe Donat Mehmeti, Harbun Reçiça dhe Albion Shurdhiqi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.