330
Luzi 2008 ka vendosur të shkarkojë trajnerin Bledar Devolli pas barazimit ndaj Korabit. Drejtuesit e këtij klubi e kanë parë të arsyeshme të marrin këtë vendim pas tri javësh kampionat dhe kjo nuk është hera e parë. Asgjë nuk ka qenë e rastësishme, sepse Luzi i kishte paraprirë kësaj situate dhe tashmë trajner do të ketë Xhevahir Kapllanin.
Durrsaku që drejtoi Erzenin në sezonin e kaluar do të prezantohet nesër nga klubi. Ndërkohë, kontrata me Devollin mësohet se nuk është zgjidhur ende, me klubin që i ka komunikuar shkarkimin vetëm verbalisht. Pas vetëm tri ndeshjesh, ku barazoi ndaj Flamurtarit dhe Korabit, ndërsa pësoi vetëm një humbje ndaj Tomorit, klubi vendosi të marrë këtë vendim.