Kategoria e Parë/ Analiza e Agim Canajt: Skënderbeu e meritoi ngjitjen, Dinamo me oshilacione

Skënderbeu dhe Dinamo siguruan matematikisht rikthimin në Superiore, ndërsa Flamurtari mund të arrijë diçka të tillë vetëm nëpërmjet “Play Off”-it. Trajneri i njohur Agim Canaj deklaroi në emisionin “Sport Neës” në televizionin “News 24 se korçarët e merituan elitën, ndërsa për dinamovitët u shpreh se pavarësisht oshilacioneve, kryeqytetasit ia dolën më së miri.

“Skënderbeu e meritoi më shumë se të gjitha ekipet që të shpallet kampione. Ne e dimë dominimin total të një dekade prej tyre. Unë mendoj se e meritoi plotësisht. Dinamo me shumë oshilacione, ia doli.

Flamurtari premtoi shumë, por u sfumua nga pankina. Situatat e tyre erdhën të tilla. Po të shikojmë Superioren, Dinamo peshon shumë, Skënderbeu ka një ekip me stabilitet. Edhe Flamuartari mund të ngjitet, por ka një malore përpara”, ishte analiza e Agim Canaj-t

Related posts

“Presing dhe ekuilibër” / Glen Daja zbulon recetën që rrëzoi Vllazninë: E përgatitëm si finale, ky grup ka karakter

Gol i artë i Malomos dhe James, Dinamo mban gjallë shpresat për titull (video)

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)