Aktorët e famshëm, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë një pasuri prej 275 milionë dollarësh. Edhe pse kanë një pasuri kolosale, duket se 2 fëmijët e tyre nuk do të përfitojnë asgjë.
Duke folur në podcastin Dax Shepard, Kutcher u ndal te prindërimi dhe planet e tyre për të ardhmen. Ai pranoi se duke qenë një çift i famshëm, është e rëndësishme të sigurohen që fëmijët e tyre të mbështeten te vetja dhe jo të jenë të llastuar. 45-vjeçari shtoi se ata po planifikonin që pasurinë e tyre ta dhuronin për bamirësi.
Unë nuk kam ndërmend tu jap siguri monetare fëmijëve. Ne do t’i japim paratë tona për bamirësi dhe gjëra të ndryshme. Shpresojmë se fëmijët të motivohen të marrin vetë atë që duan. Fëmijët e mi po jetojnë një jetë vërtet të privilegjuar, ata as nuk e dinë këtë dhe nuk do ta dinë kurrë.
Megjithatë, Kutcher tha se ai do të ishte i gatshëm t’i ndihmonte fëmijët e tij financiarisht për ndonjë mundësi biznesi. Nëse fëmijët e mi duan të fillojnë një biznes dhe kanë një plan të mirë biznesi, unë do të investoj në të.
Rikujtojmë se Mila Kunis e cila ka qenë në listën e 100 njerëzve më me ndikim të vitit 2022 ka zbuluar ndjesitë e saj kur e mori vesh lajmin. 39-vjeçarja gjatë një paraqitjeje në “The Late Late Show” me James Corden zbuloi se i kërkoi Ashtonit të hynte në Twitter për të kuptuar pse njerëzit po flisnin për të dhe vetëm aty e mësoi se ajo kishte hyrë në listën e revistës prestigjioze “Time”.