364
Ndeshja me Atletic D’Escaldes, e fundit për Andri Hadroj me fanellën e kuqe të Partizanit, më pas transferimi në Turqi? Nuk mendon kështu drejtori sportiv i të kuqve, Arbër Abilaliaj, i cili para ndeshjes së Conference League ka sqaruar se si qëndron e vërteta. “Ka oferta, jo vetëm për Hadrojin, por dhe për lojtarë të tjera, por nuk janë të duhurat, janë larg asaj që ne kërkojmë”.
“Nuk është kjo ndeshja e fundit për Andri Hadroj, do të ketë dhe ndeshje të tjera. Është e vërtetë që ka mbërritur një ofertë nga Turqia, por që nuk ka bindur klubin. Kjo situatë vetëm sa ka çorientuar disi futbollistët”, ka deklaruar Abilaliaj. Në fakt prej ditësh është bërë i ditur një interesim i skuadrës së Gaziantepspor.