“Mos dil nga shpia se ra…”, Jurgen Goxha nuk përmbahet pas barazimit me Besën, “kunjë” ish-skuadrës (video)

Jurgen Goxha

Jurgen Goxha nuk është kursyer aspak, pasi Lushnja barazoi 1 me 1 në transfertën e Besës. Ish-lojtari i kavajasve ka thumbuar pikërisht përmes rrjeteve sociale.

“Mbyllu brenda mos dil nga shpia se ra…”, shkruan Jurgen Goxha. Ky i fundit ishte pjesë e Besës në sezonin e kaluar ku u kthye edhe në lider, ndërsa është shprehur i habitur për mënyrën si klubi vendosi të ndante rrugët.

Në postimin e tij po ashtu ka bashkuar moshën e vet dhe atë të Cankës, duke dhënë shifrën 70. Canka ishte pikërisht autori i golit të barazimit(1-1) ndaj Besës së Shpëtim Duros.  Lushnja merr barazimin e 5-të radhazi në kampionat, ndërsa Besa merr një pikë pas 2 humbjeve radhazi. Edhe kavajasit nuk e kanë provuar shijen e fitores këtë sezon, pasi kanë koleksionuar 3 barazime dhe 2 disfata në 5 javë kampionat.

LEXO ME SHUME:Dinamo fiton derbin kryeqytetas, Tirana prek fundin (video)

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)