Modelja, Jori Delli pak ditë më parë ka konfirmuar lidhjen e saj të re me reperin italian Federico Palana.
Bukuroshja shqiptare së fundmi ka publikuar një video në TikTok. Në video shfaqet ajo dhe i dashuri i saj Federico në një fushë tenisi ku në fund të videos kanë shkëmbyer puthje dhe të qeshura.
@joridelli ❤️????
♬ Sígueme dale like comparte y usa el audio – Laura ????????????
Por në TikTok ka filluar të shpërndahet një video, kur Jori kritikonte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania Kristin, për thonjtë e lyer, duke i thënë me ironi “Burrë me manikyr”.
Ajo çfarë Jori ndoshta nuk ka llogaritur janë fansat të cilët kapen me çdo detaj dhe së fundmi publiku i gjerë që i ndjek kanë krijuar një video ku pas fjalës së Jorit shfaqet i dashuri i saj me thonj të lyer.
@don.luizi ????♀️#viral #viralvideo #viraltiktok #fyp #fyp #fypシ #fypシ゚viral ♬ original sound – ejllat
Videoja është bërë virale, duke përçuar te ndjekësit mesazhin se nuk duhet folur asnjëherë para kohe sidomos kur bëhet fjalë për dashurinë.
Lidhja e tyre u zbulua kur reperi postoi foto në rrjetin social Instagram duke u puthur me një vajzë, por pa i zbuluar portretin dhe menjëherë ndjekësit e identifikuan si ish-banoren BBV.
Fillimisht asnjëri prej tyre nuk reagoi në lidhje me lajmin. Megjithatë, modelja pak ditë më parë ka publikuar pamje të reperit gjatë një koncerti ku ai dëgjohet duke thënë: “E dashura ime është shqiptare”.
Ajo e ka shoqëruar videon me një emoji zemre dhe flamurin shqiptar.
Duket se në këtë mënyrë Jori Delli ka konfirmuar thasheshthemet se është në një marrëdhënie me Fred De Palma.

