Jo vetëm Skuka, Partizani konfirmon dëmtimin e një tjetër sulmuesi pas ndeshjes me Skënderbeun

Hallet te Partizani duket se nuk do të kenë fund në këtë periudhë. Alfred Mensah në duelin me Skënderbeun la fushën e lojës i dëmtuar, teksa u detyrua të dilte që në minutën e 13-të të takimit.

Sulmuesi ka kryer menjëherë vizitat mjekësorë dhe është mësuar se ka pësuar një tërheqje muskulore të gradës së parë. Në këto kushte lojtari do të mungojë disa javë.

Sipas të gjitha gjasave do të mungojë 2-3 javë, duke humbur kështu sifda të rëndësishme që të kuqtë do të zhvillojë në ditët në vazhdim. Një “hall” i madh për Orges Shehin, duke parë se as Xhuliano Skuka momentalisht nuk është i gatshëm. Ndërkohë lajm i mirë janë rikthimi i Maguette dhe Carës, të cilët do të jenë të gatshëm për sfidnë me Kukësin që do të luhet ditën e premte në “Arenën e Demave” në orën 17:00.

Related posts

“Me frena në pjesën e parë”/ Strategjia që mposhti Partizanin, Martini shpjegon lëvizjet kyçe: Nuk doja…

Egnatia likujdon Bylisin me tre gola, Julian Brahja me rezerva: Nuk ishim të qartë, sot ishim të modifikuar

Partizan i pafat! Dy gola të anuluar, Vllaznia godet në kryeqytet dhe blindon kreun (video)