Jo vetëm prestigj, për Ballkanin kalimi në grupet e Conference League vlen miliona euro

Ballkani është vetëm 90 minuta larg kualifikimit për të dytën herë në grupet e Conference League. Pas fitores 4-1 në Prishtinë ndaj Bate Borisov, të besuarit e Ilir Dajës do të luajnë në Budapest takimin e dytë të fazës play-off. Me një avantazh të konsiderueshëm, kampionët e Kosovës duan një tjetër fitore për të festuar në mënyrën e duhur kalimin në grupet e këtij kompeticioni.

Për Ballkanin është shumë e rëndësishme kualifikimi për në grupe, pasi ekipi suhareaks do të siguronte 2.94 milionë euro. Një shifër goxha e rëndësishme për arkat e klubit. Në orët e fundit, Ballkani ia ka dalë të afrojë në formën e huazimit Marsel Ismajlgecin. Ekipi boshnjak i Zrinjskit me anë të një postimi ka bërë të ditur se lojtari deri në fund të sezonit do të jetë pjesë e Ballkanit. 23-vjeçari pritet të jetë një përforcim i madh për Ballkanin, edhe pse në krahun e majtë të mbrojtjes suharekasit kanë Lorenc Trashin dhe Arbër Potokun.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës