E BUJSHME! Skerdi Bejzade trajner i skuadrës në Superiore, debutimi i tij mund të vi ndaj Partizanit

Laçi ka gjetur pasuesin e Stavri Nicës në stolin kurbinas. Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se trajneri i ri i kurbinasve do të jetë Skerdi Bejzade.

Ai është parë në tribunë në stërvitjen e skuadrës në Pezë-Helmës ditën e sotme dhe kështu do të marrë drejtimin e skuadrës, teksa do të jetë në stol për sfidën e radhës në kampionat kundër Partizanit.

Debutimi i tij vjen pikërisht kundër skuadrës ku më parë ka luajtur dhe ka qenë kapiten. Bejzade vitet e fundit ka punuar në Gjermani në kategoritë e ulëta dhe mësohet se është kthyer në Shqipëri për të nisur një aventurë të re si trajner me skuadrën e Laçit.

Related posts

Goditje në merkato, klubi ukrainas “rrëmben” protagonistin e Superiores (FOTO)

Sensacion në Final-Four, Dinamo sheh titullin, ja skenari që e shpall kampione

“Rrahje dhe paga të papaguara”/ Ish-drejtuesi zbulon konfliktet dhe kaosin te Vllaznia