“Jetën e japim dhe pronën jo”/ Banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën e shtrihen në asfalt: Të na ngrejë shteti, jo policia!

by KLIKOJE.AL

Tensione në protestën e banorëve të Bërxullës. Siç e kishin paralajmëruar, disa prej protestueseve të moshuara kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke u shtrirë në rrugën e makinave.

Ato kanë bllokuar rrugën dhe kanë refuzuar të ngrihen duke mos reaguar ndaj ndërhyrjes së efektivëve të policisë. Të moshuarat kanë kërkuar ardhjen e instancave shtetërore për zgjidhjen e problematikave të tyre dhe kanë vijuar përplasjet me fjalë me policinë që ka kërkuar vazhdimisht largimin e tyre nga aksi dhe ka tentuar edhe zhvendosjen e tyre me forcë.

Sakaq, edhe vetë bashkëshortët e grave dhe familjarët e tyre u janë bashkuar efektivëve në thirrjen për largimin e tyre nga asfalti, por edhe ata kanë hasur në refuzimin e tyre.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.