Megjithëse u përpoqën që ta kamuflojnë, tashmë është faktike që Monika Lubonja dhe Arjola Demiri nuk janë të afërta më si në Big Brother Vip dhe këtë e ka bërë të ditur sot Monika në një intervistë për “Wake Up”.
Në intervistën e saj, Monika foli gjithashtu për Beatrixën dhe ish-banorë të tjerë të shtëpisë së famshme.
Aktorja tha:
“Kam parë ndryshim të ftohtë me Arjolën, Kafen nuk e kemi pirë ende. Por kur ta pimë do kemi shumë gjëra për t’ia thënë njëra-tjetrës. Nuk jam takuar ende me Donaldin. Jam takuar me Beatrix, e pashë që ishte më e qetë. Kemi qenë në ditëlindjen e Big Mamës por nuk kam patur ndonjë takim. Me Fifin jam takuar normal. Jashtë ne do e shohim se kush ka bërë lojë dhe kush jo.”
Ndërsa për raportin me fituesin e BBV, Ilirin, Monika u shpreh:
“Me Ilirin nuk kam komunikuar. Mendoj se edhe po të takohemi duhet të jemi larg Big Brother VIP. Tani që formati ka mbaruar, do doja tu besoja disa situatave që kanë ndodhur aty. Unë ua pashë karakteret dhe mendova se do e vazhdonim jashtë shoqërinë. Gjërat që kam dëgjuar nga Iliri në intervistat e fundit më janë dukur sikur janë thënë në dëlirin e famës. Ai e ka vlerësuar zgjuarsinë time në fillim dhe më vonë ndryshoi.”