129
Moti për javën që vjen pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme të cilat kanë përfshirë kontinentin europian, sipas parashikimit nga SHMU.
Pritet që java të nisë me paqëndrueshmëri, ku kryesisht do të mbizotërojë “moti tropikal” dhe si dhe në orët e para të ditës do të ketë kthjellime e vranësira të paktë, ndërsa gjatë pasdites do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët.
Por, në periudha afatshkurtra reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër ndërsa intensiteti deri mesatar.
Megjithatë në ditë të veçanta nuk do të mungojnë reshjet e shiut që në orët e para të mëngjesit apo edhe në orët e vona të mbrëmjes.