Kategoria e Parë ka mbyllur 4 ndeshjet e javës së 15-të të saj. 4 duele mjaft të luftuara mes ekipeve, ku 4 skuadra ia kanë dalë të sigurojnë 3 pikët.
Bylisi nuk ndalet, tkesa ka triumfuar me përmbysje ndaj Luzit. Fillimisht do të shënonte Itodo në minutën e 19-të për kavajasit, teksa më pas do të përgjigjeshin ballshiotët me Kasaj, Ruçin dhe Kiben.
Fitore mori edhe Kastrioti, me krutanët që “ringjallen” pas disa javësh. Kastrioti triumfoi 3-1 ndaj Tomorit, tekssas golat u shënuan nga Diamanti me dopietë dhe Marinaj për vendasit, ndërsa për beratasit shënoi Ndrejaj.
Edhe Lushnja merr 3 pikët, teksa mposhti 2-0 Burrelin me golat e Preknikaj dhe Ayinde, ndërkohë 1-0 triumfoi Korabi ndaj Besës. Golin vendimtar doo ta shënnte Çema.
Ndeshjet dhe rezutatet:
BESA – KORABI 0 – 1 (Cema 78′)
BYLIS – LUZI 3 – 1 (Kasaj 41′, Ruçi 54′, Kibe 71’/ Itodo 19′)
KASTRIOTI – TOMORI 3 – 1 (Diamanti 14′, 62′, Marinaj 83’/ Ndrejaj 32′)
LUSHNJA – BURRELI 2 – 0 (Preknikaj 20′, Ayinde 42′)