Muskuj dhe eksperiencë në mesfushë, Flamurtari nuk ndal merkaton; prezanton futbollistin që vlerësohet 700 mijë euro

by KLIKOJE.AL

Flamurtari  ka zyrtarizuar afrimin më të ri në këtë merkato, duke prezantuar mesfushorin kamerunas me tipare mbrojtëse, Jacques Mbe. Klubi vlonjat synon që me këtë lëvizje të forcojë repartin e mesfushës dhe t’i japë më shumë balancë skuadrës në objektivin për mbijetesë në Superiore.

Mbe i bashkohet ekipit të drejtuar nga Moriero, në një moment delikat të sezonit, ku çdo pikë është vendimtare për qëndrimin në elitë. Futbollisti kamerunas ishte pa skuadër që nga vera, ndërsa eksperienca e tij e fundit ka qenë me CR Belouizdad në Algjeri.

Edhe pse prej muajsh pa ekip, vlera e kartonit të tij në portalin e specializuar Transfermarkt shkon në rreth 700 mijë euro, çka e rendit atë ndër lojtarët me vlerën më të lartë aktualisht në kampionatin shqiptar. Drejtuesit e Flamurtarit besojnë se eksperienca dhe forca fizike e Jacques Mbe do të jenë një armë shtesë në fazën vendimtare të sezonit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.