Si të shëroni të vrarat nga këpucët?
Flluskat që formohen kur ju vrasin këpucët janë të dhimbshme dhe shumë të bezdisshme. Këto flluska formojnë një formë lëngu të hollë në brendësi të tyre, i cili duhet nxjerrë jashtë me anë të një gjilpëre të vogël të sterilizuar.
Ja disa mëynyra që mundësojnë shërimin e këtyre plagëve të vogla dhe reduktojnë dhimbjet:
Ujë me kripë:
Në një legen me ujë të ngrohtë hidhni kripë dhe mbajini këmbët në ujë për 20 minuta. Në fillim plagët do t’ju djegin, por do të disifektohen dhe plagët do të thahen.
Aloe Vera:
Lyeni plagën me xhelin e Aloe Veras, 4-5 herë në ditë. Ditën e nesërme s’do të keni më asnjë shqetësim. Aloe Vera qetëson dhimbjet dhe shëron plagët.
Hudhër:
për këtë ilaç natyral ju duhet të keni 3 thelpinj hudhër dhe 100 gram trumzë. Në 1 litër ujë shtoni trumzën dhe lëreni të valojë. Lani këmbët me lëngun e krijuar, pas kësaj prisni hudhrën në copa të vogla dhe vendosini në plagët e krijuara.
Çaj jeshil ose i zi:
të dy këto lloje çajrash kanë veti anti-inflamatore. Valoni disa gjethe çaji për disa minuta dhe me anë të një pambuku lyeni zonat e vrara. Mbajeni pambukun në këto zona për 15 minuta. Përsëriteni këtë procedurë 3-4 herë në ditë.
Pastë dhëmbësh:
Pasta e dhëmbëve përmban sodë buke dhe mente dhe është shumë efektive në trajtimin e këtyre plagëve të vogla. Merrni pak pastë dhëmbësh dhe lyeni zonën e vrarë. Mbajeni për 1 orë dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Pasta e dhëmbëve do të përthajë plagët, do të reduktojë kruajtjet dhe do të mundësojë shërimin e shpejtë të tyre.