Studimet kanë treguar në mënyrë të vazhdueshme. se inflamacioni kronik shoqërohet me sëmundje të ndryshme kronike.
Këtu mund të përmendim sëmundjet e zemrës, diabetin, artritin dhe madje edhe kancerin.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përhapja e sëmundjeve të shoqëruara me inflamacion kronik parashikohet të rritet gjatë tre dekadave të ardhshme.
Por lajmi i mirë është se me anë të ndryshimeve në stilin e jetës dhe regjimin ushqimor, ju mund të zvogëloni rrezikun për inflamacion kronik.
Një mënyrë është të shmangni ushqimet që shkaktojnë inflamacion, siç janë ato me sheqer të shtuar, miell të rafinuar, dhe vajrat vegjetalë.
Në vend të tyre, ekspertët këshillojnë të konsumoni ushqime që luftojnë inflamacionin, të pasura me fibra dhe me lëndë ushqyese.
Cili është sekreti?
Truku i fshehtë sipas ekspertëve të shëndetit është një regjim ushqimor i pasur me ushqime shumëngjyrëshe.
Zgjidhni ushqime me ngjyra të ndritshme ose të gjalla. Ato zakonisht janë të mbushura me antioksidantë, që ndihmojnë në luftimin e inflamacionit dhe mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kronike.
Këtu janë disa ushqime shumëngjyrëshe që duhet të shtoni në regjimin tuaj ushqimor për të zvogëluar inflamacionin.
Frutat e pyllit
Boronicat, luleshtrydhet, mjedrat dhe manaferrat të gjitha kanë ngjyra të gjalla dhe janë të mbushura me antioksidantë, vitamina dhe minerale që të gjithë ndihmojnë në uljen e inflamacionit.
Më konkretisht, manaferrat përmbajnë një antioksidant të quajtur antocianins, që ka efekt anti-inflamatore.
Salmoni
Salmoni është i pasur me dy lloje acidesh yndyrore omega-3 që mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit në trup, të cilat mund të çojnë në sëmundje kronike, të tilla si sëmundjet e zemrës dhe diabeti.
Shafrani i Indisë
Sa i përket erëzave anti-inflamatore, shafrani i Indisë është më i miri.
Kjo erëz ka treguar se lufton inflamacionin që lidhet me artritin, diabetin dhe disa sëmundje të tjera kronike.
Çaji jeshil
Çaji jeshil është një zgjedhje e shkëlqyer, duke qenë se ai përmban shumë antioksidantë.
Një substancë e quajtur epigallocatechin-3-gallate tek çaji jeshil, duket se pengon inflamacionin.