“Turp, nuk e kuptova çfarë ndodhi”, Gvozdenovic ndihet i tradhëtuar: Pësuam gola të çuditshëm

by KLIKOJE.AL

Ivan Gvozdenoviç ka folur pas ndeshjes që Elbasani humbi 1 me 2 ndaj Vorës. Tekniku i verdhebluve shprehu hapur pakënaqësitë për atë që ndodhi në fushë.

“Patjetër do bëjmë një analizë sepse deri 1 me 0 për ne dhe goli i parë, ne ishim kontroll të ndeshjes. Kur erdhi goli i parë, nuk ishim në fushë. Edhe goli i parë për mua ishte i çuditshëm, ne ishim në administrimin e topit, në kontroll. Nuk e pashë mirë situatën, por nuk e kuptoj. Jam shumë i mërzitur, pas golit të parë edhe i dyti erdhi shumë kollaj. Nuk ishim shumë fort me duel, edhe doli topi deri penallti. Një humbje e turpshme për ne. E çuditshme sepse nga ana taktikut, nga ana e përqëndrimit në fushë. 1 me 0 për ne, edhe ne ishim mbrapa. Bruno, Sigi, Emir dhe Kasa. Ishte gabim, Diallo me topin, pasoi te Ibraimi, por prap ishin 4 lojtarë mbrapa. Jam mërzitur këtu sepse të gjithë ata lojtarë nga mbrapa ishin në pozicion.

Ishim gati edhe për tranzicion negativ dhe pozitiv. Ata nuk rrezikonim shumë. Ishim edhe pak hapur, për të fituar, por ishim edhe të kujdesshëm dhe agresiv për tranzicionin negativ. Ishim në kontroll, pastaj të shënojë dy gola Vora është shumë turp për ne. Për mua si i pari.

E thashë edhe në fillim. Tani nuk mund të bëjmë analiza sepse akoma jam shumë i nxehtë. Nuk kishim nevojë për golin e parë, që të luanim shpejt. Ishim në kontrollin e ndeshjes. Dy gabime të mëdha për një skuadër si ne dhe rezultat 1 me 0 për ne. Këtë nuk mund të kuptoj dhe pranoj.

Neve ishim euforik, pozitiv. Nga pjesa e parë deri në gol ishim në ekuilibër dhe me shumë kujdes. Do bëjmë analiza, ndoshta përqëndrim, menaxhim i situatave më mirë. Ndoshta më pjekur dhe qetë. Tani nuk mund ta them saktë, pastaj ndoshta mund të flasim më shumë”, u shpreh Ivan Gvozdenoviç pas ndeshjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.