254
Autoriteti më i lartë i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei theksoi se Teherani nuk ishte i përfshirë në sulmin e fundjavës së grupit Hamas ndaj Izraelit, por ai e përshëndeti atë. ‘Ky tërmet ka shkatërruar disa struktura kritike në Izrael, të cilat nuk do të riparohen lehtë.
Veprimet e regjimit sionist janë fajtorë për këtë fatkeqësi’, theksoi ai në fjalimin e tij të parë televiziv që nga sulmi. Irani ka mbështetur prej kohësh grupin Hamas, i cili kontrollon Rripin e Gazës dhe refuzon të drejtën e Izraelit për të ekzistuar.