“Ishin të mundur nga e vërteta, prandaj braktisën fushën”, gazetat në Serbi krenohen me tifozët e Rumanisë, e konsiderojnë Kosovën shtet fals (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Ishte minuta e 18′ e ndeshjes kur gjyqtari kryesor ka ndërprerë duelin mes Rumanisë dhe Kosovës. Tifozët rumun shpalosën një banderolë nacionaliste me një mbishkrim që nuk ka të bëj asgjë me realitetin: ‘Kosova është Serbi’. Kjo ka bërë që menjëherë futbollistët e Kosovës ta njoftojnë gjyqtarin kryesor francezin ëilly Delajod i cili ka ndërprerë ndeshjen.

Një situatë e tillë ka bërë jehonë edhe në Serbi, gazetat më të rëndësishme kanë shkruar me krenari për atë se çfarë ndodhi. Gazeta Alo shkruan: ISHIN TË MUNDUR NGA E VËRTETA, NDAJ BRAKTISË FUSHËN. Rumunët kënduan: “Kosova është Serbi”, lojtarët e vendit të rremë shkuan në dhomat e zhveshjes.

Gazeta Blic ka shkruar: Skena shoku: Futbollistë të ashtuquajtur nga Kosova u larguan nga fusha për shkak të pankartës “Kosova është Serbi”!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.