325
Uerdi Mara, u bë heroi i Beroes në finalen e “Play-Out”-it ndaj Svoge, teksa shënoi golin e fitores në triumfin 1-0, duke shmangur kështu rënien nga kategoria.
Në minutën e 35-të, ish-mesfushori i Skënderbeut tundi rrjetën e portierit Veliçkov, duke vendosur ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.
Vlen të theksohet se Mara u transferua te skuadra bullgare, në merkaton e muajit janar si i huazuar nga skuadra turke e Ankara Koçiorenguçu.
Ky ishte goli i dytë për 24-vjeçarin me fanellën e skuadrës së Beroes në elitën e futbollit bullgar. Mbetet të mësohet me mjaft interes se cila do të jetë e ardhmja e Marës pas kësaj aventure të suksesshme.