Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

Kosova la fushën e blertë pas racizmit të shfaqur nga tifozët rumunë, ndërsa ndeshja me Rumaninë luhej në Bukuresht. Sfida po shkonte drejt barazimit 0-0, teksa dje UEFA i dha fitoren 3-0 Rumanisë.
Rumunët janë treguar mjaft të ashpër me deklaratat pas ndeshjes. Një nga të fundit është e ish-portierit Rica Raducanu. 78-vjeçari deklaroi:

“Shkova në shtëpi në 2 të mëngjesit sepse qëndrova te ndeshja. Ishte faji i gjyqtarit. Duhej vërshëllyer për herë të fundit dhe aq. Nëse do e bënin në kohën tonë, do t’i rrihnim. Luani futboll nëse jeni të zotë. Por erdhën me planin gati”, u shpreh ish-portieri i Rumanisë.

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)