Marrëdhëniet e Evropës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të jetë kurrë më të njëjta, ka thënë një ish-shef i stafit i Shtëpisë së Bardhë.
Sipas Euronews, Mick Mulvaney, tani i dërguari special i SHBA-së në Irlandën e Veriut, tha se edhe një presidencë e Joe Biden nuk do të rivendoste marrëdhëniet BE-SHBA në mënyrën se si ishin para marrjes së detyrës nga Donald Trump në janar të vitit 2017.
Ai tha se Trump “ua kishte hapur sytë amerikanëve” për të bërë marrëveshje të ekuilibruara tregtare dhe për të siguruar që evropianët të paguajnë pjesën e tyre në NATO.
“Në përgjithësi, reagimi i natyrshëm është i saktë se gjërat do të ngrohen [midis BE dhe SHBA nën presidencën e Biden] por nuk ka gjasa të kthehen deri në atë pikë që ishin përpara administratës Trump”, ka thënë Mulvaney.
“Unë mendoj se është e paarsyeshme të supozohet se ato [marrëdhëniet e BE-së] do të kthehen në mënyrën siç ishin, të themi nën Obaman ose George W. Bush ose Clinton”.
Me gjithë insistimin e Trumpit për fitore në zgjedhjet presidenciale, udhëheqësit evropianë e kanë uruar Bidenin për fitoren e tij.
Dhe shumë liderë evropianë tanimë e kanë uruar presidentin e zgjedhur Biden për herë të parë të martën.
Mulvaney, ndërkohë, këmbënguli që Trump do të linte detyrën me elegancë.
“Jam absolutisht i bindur se ai do të largohet me elegancë. Nëse kjo përfshin një ceremoni zyrtare, mbetet për t’u parë”, tha ai.
Burimi: Telegrafi