364
Ish-futbollisti francez Christophe Dugarry, ka qenë tepër kritik në një deklaratë të dhënë për emisionin “Rothen S’enflamme”, në televizionin francez RMC.
Sipas 51-vjeçarit, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Milanit, Barcelonës, Bordeaux, Marseille dhe Birmingham, janë disa kombëtare, mes të cilave edhe Shqipëria nuk kanë lidhje me kampionatin europian.
“Janë disa përfaqësuese që nuk kanë lidhje me Kampionatin Europian si: “Estoni, Azerbajxhan, Mali i Zi, Lituani, Slloveni, Kazakistan, Moldani, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Maltë, Kosovë, Kosovë, Andorrë, Armeni”, deklaroi francezi.
— Alb Foot Media (@FootAlb96) November 22, 2023