16
Laçi ka nisur me punën për sezonin e ri. Klubi kurbinas ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me Isaac Lawal Afolabi. 18-vjeçari aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes dhe ka firmosur kontratë të vlefshme për katër vite. Afolabi luajti për herë të fundit me Abia Uorrios në elitën e Nigerisë ku dhe ka lindur.
View this post on Instagram
POSTIMI I LAÇIT
Isaac Lawal Afolabi i bashkohet bardhezinjve menjëherë pasi palët kanë arritur marrëveshjen për katër sezonet e ardhshme.
Mbrojtësi i majtë nga Nigeria është aktivizuar rregullisht me ekipin e Abia Warriors në elitën nigeriane dhe është gati t’i bashkohet ekipit tonë në këtë aventurë të re.
KF Laçi i uron suksese 18-vjeçarit me fanellën bardhezi!