Interin mund ta blejë një pronar i ri multimiliarder/ Ja sa synon të përfitojë nga shitja presidenti i Interit

by KLIKOJE.AL

Steven Zhang po mendon gjithnjë e më shumë ta shesë Interin. Ai ka kontaktuar edhe “Raine Group”, një bankë amerikane që është marrë me shitjen e Çelsit.

Kjo si një mënyrë për të përshpejtuar tratativat dhe për të gjetur sa më shpejt një blerës të ri, për vlerën prej 1.2 miliardë eurosh që synon të përfitojë.

Sipas “Sportmediaset”, interes ka shfaqur sipërmarrësi Mark Lasri, amerikani i lindur në Marakesh që është kreu i fondit “Avenue Capital Group” dhe bashkëpronar i ekipit të NBA, Miluoki Baks.

63–vjeçari, që ka një pasuri, e cila shkon në 1.8 miliardë dollarë, kërkon ta zgjerojë portofolin e tij me një klub futbolli në Europë dhe shikon tek Interi mundësinë ideale për të investuar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.