Inter, pas titullit vjen merkato; Marotta fiksohet me objektivin e Milanit

by KLIKOJE.AL

Pas titullit kampion dhe yllit të dytë në fanellë, Inter po përgatiet për sezomnin e ardhshëm. Marotta ka filluar lëvizjet e para prej kohësh, me transferimet e Zielinskit dhe Taremit. Por nëse klubi zikaltër dëshiron që krahas kampionatit të luajë edhe në Champions League e Kupën e Italisë, duhen edhe përforcime të tjera, sidomos në sulm. Sanchez dhe Arnautovic me shumë gjasa do t’i thonë lamtumirë skuadrës. Njëri do të zëvendësohet nga Taremi, ndërsa në bllokun e Marottës janë dy emra si  Joshua Zirkzee dhe Gudmundsson.

Megjithatë, Inter ka një problem: nuk ka buxhet transferimi, siç ka ndodhur shpesh sezonet e fundit. Sulmuesi i Bolognas i cili po ndiqet nga Milan vlerësohet  50 deri në 70 milionë. Sulmuesi islandez mund të largohet por jo më pak se 30 milionë euro. Krahas mundësisë, që nuk përjashtohet asnjëherë, që të shiten disa lojtarë të mëdhenj (siç ndodhi me Onanën sezonin e kaluar) për të financuar merkaton, mbi të gjitha Inter mund të përfitojë një shumë të majme nga shitja e disa të rinjëve.  Valentin Carboni, Agoumè, Satriano, Oristanio, Stankovic, dhe Esposito. Një sektor që mund të sjellë lehtësisht rreth 40 milionë euro në arkat e Interit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.